Telenews

Kurti tregon se kur do të hapen vendkalimet tjera për mallrat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Leposaviqit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Nga Leposaviqi ai ka folur për heqjen e ndalesës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se në vendkalimin Merdare doganierët kryejnë kontroll manual të mallit, i cili kërkon shumë  kohë.

“Kemi hapur kufirin e Merdarës, edhe pse nuk kemi marrë ende skaner, edhe pse na kanë premtuar, aty po bëhet kontrolli manual, por kufijtë e tjerë që kemi me Serbinë që janë disa qindra kilometra do të të hapen kur të mbërrijnë skanerët”, tha ai.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me doganat e Kosovës kanë tentuar të blejnë skanerë, por se kanë marrë premtimin për donacion nga Evropa dhe SHBA-ja.

“Nuk e di se kur do të jetë, por deri atëherë duhet ta bëjmë këtë kontroll manual, i cili nuk është i mirë për doganierët tanë, por është i nevojshëm”, tha Kurti.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj