Prime i sontëm në Big Brother VIP Kosova vjen me një vrull ngjarjesh që nuk duhen humbur.
Dinamikat brenda shtëpisë kanë qenë të shumta brenda këtyre dy ditëve , andaj ato do të shtjellohen një nga një, transmeton Telenews.al
Por, nuk mjafton me kaq.
Mbrëmja e sotme do ta ketë një të ftuar special.
Fjala është për këngëtaren e njohur të estradës shqiptare, Adelina Thaqi e cila do të performojë për banorët dhe për publikun.
Adelina poashtu është edhe motra e banorit të shtëpisë, Artanit.
Pasi që rregullat e “Vëllaut të madh” nuk i’u lejojnë banorëve të afrohen afër atyre që përformojnë live në shtëpi, a do ketë një komunikim sonte me vëllaun, Adelina për herë të parë pas gati 70 ditëve?
Sigurisht që na mbetet ta shohim sonte. /Telenews.al/


