Telenews

Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon, ka thënë se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë.

Ai tha se nuk do të jep dorëheqje, por shtoi se pas 30 minutave do të ketë votim dhe qeveria do të bije, meqë iniciuesit e mocionit të mosbesimit, kanë arrit ta kenë shumicën.

Abazoviq, gjatë ditës është pyetur nëse do të del si kryeministër nga seanca e sotme.

“Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin e tij”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Yllka Gashi

Ramush Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

Yllka Gashi

Haxhiu e Sveçla shkojnë për vizitë në familjen e Afrim Bunjakut

Yllka Gashi