Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, i sponsorizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e kanë miratuar në parim të mërkurën Projektligjin për Shëndet Riprodhues, të cilin e kanë përkrahur edhe deputetët e opozitës.
Deputetët e shumicës parlamentare janë të ndarë në qëndrime pro dhe kundër Projektligjit, i cili synon të rregullojë kujdesin shëndetësor dhe procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor.
Kjo ndasi është vërejtur edhe në seancën e sotme.
Katër deputetë të shumicës parlamentare kanë abstenuar, ndërkaq një prej tyre ka votuar kundër. Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë fare në votim.

