Telenews

Ky është draft-statuti i Asociacionit të hartuar nga organiza gjermane FES

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Sipas këtij draft-statuti Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Lokal.

Po ashtu, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Asociacioni është riemërtuar në “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë”. Sipas dy instituteve, publikimi ka objektivat si vijon:

“Të paraqes propozimin për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë” që është në vijë me sistemin kushtetues dhe ligjor në fuqi; të adresojë dhe inkorporojë pritjet dhe shqetësimet praktike të banorëve të komunave anëtare dhe; të lehtësojë diskutimin publik mbi temën e rëndësisë kombëtare mbi nazën e draft-statutit”.

Të ngajshme

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj

Hashani: Bedri Hamza njihet si politikan që mban premtimet për paga – fokusi duhet të jetë edhe sektori privat

KushtrimGuraj

Sada: Reduktimet e rrymës dhe vonesa e subvencioneve po e çojnë bujqësinë drejt kolapsit

Donat Hashani