Telenews

KY ËSHTË KANDIDATI QË MORI MË SË SHUMTI PIKË, PËR DREJTOR TË RTK-SË

Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, e ka bërë të ditur listën me kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë.
Sipas Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë, ndërsa tre të tjerë që kanë qenë në testin me shkrim, këtë nuk e kanë bërë edhe në intervistë.
Kandidati me më së shumti pikë, sipas Bordit të RTK-së, është Shkumbin Ahmetxhekaj me 158.7 pikë në total, ku nga testi ka marrë 80.7 pikë dhe nga intervista 78 sosh.
Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në deklaratën e Bordit të RTK-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, sipas tyre, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.
Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:
 

Kandidati/ja Piket e testit Piket e intervistës Totali
Shkumbin Ahmetxhekaj 80,7 78,0 158,7
Bekim Hasani  79,4 76,2 155,6
Gjergj Filipaj  69,3 64,1 133,4
Arben Berisha  65,8 65,2 131,0
Adriana Kutllovci  50,0 40,1 90,1

Të ngajshme

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq

Valjeta Turkaj

Ndarja e madhe në LDK: Abdixhiku dhe Rama ndajnë rrugët – Termokosi ndez konfliktin

Valjeta Turkaj

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Valjeta Turkaj