Telenews

KY ËSHTË KLUBI MË I MIRË AKTUALISHT NGA KOSOVA NË EVROPË

Në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, klubi nga Gjilani Drita vazhdon të mbetet klubi me pozitën më të mirë nga Kosova.
Drita zë pozitën e 254 me koeficient 5000, duke e konfirmuar edhe njëherë se kjo skuadër vazhdon të jetë një nga klubet shqiptare me pozitën më të lartë në renditjen evropiane për klube, përcjellë KosovaPress.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme, Drita në pjesëmarrjet në garat evropiane në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen e viti 2021/22 (pozita 246).
Ecuria e klubit gjilanas dhe skuadrave kosovare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë për 4 shkallë në pozitën e 39-të, me 8 mijë e 167 pikë.
Falë paraqitjeve të mira në edicionin garues 2022/23, Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.

Të ngajshme

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror

Donat Hashani

Slavia pëson humbje, Ballkani bëhet lider i Grupit G në Ligën e Konferencës

KushtrimGuraj

Ballkani i madh fiton në Turqi

KushtrimGuraj