Telenews

KY ËSHTË MUAJI KUR SPITALI I FËMIJËVE NË PRISHTINË PRITET TE FILLOJË PUNËN

Ai e bëri këtë të ditur në një takim të mbajtur sot me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e Shëndetësisë.
“Ministri Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara dhe personalisht Ambasadoren Alashamsi për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji. Në këtë takim ministri Latifi përmendi se prioritet për të dhe Ministrinë e Shëndetësisë është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës (sikurse është ai për transplantimin e veshkës), duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra”, ka hënë ministri Latifi, bëhet e ditur në një njoftim nga MSH-ja.
Në anën tjetër, gjatë këtij takimi, ambasadorja Alshami ka premtuar se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve.
“Ajo ftoi ministrin Latifi për vizitë në Emiratet e Bashkuara, ku me homologun e tij do t’i shpalosin projektet e përbashkëta. Po ashtu, Ambasadorja Alshamsi theksoi se do të jetë mbështetëse e fuqishme në vazhdimësi e të gjitha ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Kujdes, aspirina tek disa njerëz shkakton më shumë dëme se përfitime shëndetësore

Erzana Fazliu

Mos merrni vendime kur jeni “në qejf”

Erzana Fazliu

A mund të mbeteni shtatzënë gjatë menstruacioneve

KushtrimGuraj