Telenews

Ky është numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë aksionit të sotëm të IPK-së

“Mund të konfirmoj se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky është një hetim disa mujor i autorizuar nga Prokuroria Speciale”, deklaroi ai për KP.
Për detaje të tjera, ai ka njoftuar se në orën 15:00 do të ketë konferencë për media.
Në aksionin e zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, janë arrestuar zyrtarët policorë të dy ndërrimeve në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”.
Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe “shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Të ngajshme

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit

Rrezarta Ramaj

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Rrezarta Ramaj

Kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet

Rrezarta Ramaj