Telenews

Ky person shpallet aktorja më e mirë në PriFest me filmin “Virgjëresha Shqiptare”

rina-krasniqi-shpallet-aktorja-me-e-mire-ne-prifest-me-filmin-“virgjeresha-shqiptare”

Mbrëmë (e diel) në natën e fundit të Festivalit janë ndarë edhe çmimet për edicionin e 14-të të PriFest.

Festivali nisi më 20 shtator dhe përfundoi më 25 shtator, duke dhuruar emocione e plot argëtim për pesë ditë radhazi.

Aktorja më e mirë u shpall Rina Krasniqi me rolin e saj në filmin “Virgjëresha Shqiptare” të regjisorit Bujar Alimani.

Filmi ndërkohë trajton ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e veriut të viteve ‘60.

Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. Ajo ishte në rolin e Luanës, e cila kishte vështirësi në martesën e saj të padëshiruar.

Roli i Luanës gjithashtu paraqet përballjen e grave shqiptare me traditat e kanunit dhe luftimin e tyre.

Edicioni i 14-të i PriFest-it i ishte dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berishës, e cila ndërroi jetë në muajin qershor.

Regjisorja ishte e diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një viti dhe së fundmi po trajtohej në Londër.

Të ngajshme

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

A po paralajmërohet ribashkimi i Stupcave?

Rrezarta Ramaj

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

Rrezarta Ramaj