Telenews

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet shfaqen të afërt gjatë shëtitjes në NY

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë parë duke kaluar një pasdite romantike në New York City, ku nuk kanë munguar momentet romantike mes çiftit.

Sipas raportimeve, dyshja është parë duke ecur të kapur për dore në rrugët e qytetit, përpara se të përdornin biçikleta me qira për të vazhduar shëtitjen e tyre në një atmosferë të qetë dhe të relaksuar.

Gjatë lëvizjes në qytet, Kylie është parë duke e përqafuar aktorin, ndërsa Chalamet i është përgjigjur gjestit duke i vendosur dorën në shpinë, duke treguar afërsi mes tyre edhe në publik.

Kylie Jenner kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë dhe sportive, bluzë të zezë pa mëngë, pantallona të shkurtra të zeza, këpucë baleti dhe syze dielli, të kompletuara me një çantë elegante.

Ky paraqitje vjen mes raportimeve se lidhja e tyre po ndikon pozitivisht në jetën personale të aktorit, duke tërhequr vëmendje të madhe nga media dhe fansat./

Të ngajshme

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Yllka Gashi

Granit Xhaka pas rikthimit në Zvicër: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet!

Yllka Gashi

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Yllka Gashi