Telenews

Kylie Jenner provokon në fotosesionin e ri dhe flet hapur për veset e saj

kylie-jenner-provokon-ne-fotosesionin-e-ri-dhe-flet-hapur-per-veset-e-saj

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave, teksa është shfaqur provokuese në një set të ri fotografik për revistën Vanity Fair.

Ylli i reality-show dhe sipërmarrësja 26-vjeçare është fotografuar e veshur vetëm me reçipeta, duke theksuar linjat e saj trupore në një paraqitje mjaft sensuale. Pamja elegante dhe e guximshme u kombinua me grim të theksuar dhe stil glamur, që është bërë tashmë një nga firmat e saj estetike.

Në intervistën që shoqëron fotosesionin, Jenner foli edhe për disa nga zakonet e saj personale, duke pranuar se ka dy “vese të preferuara”. Ajo përmendi kafen dhe cigaren si dy gjëra që i shijon herë pas here gjatë ditës së saj të ngarkuar.

Deklarata e saj erdhi pasi në kopertinën e revistës ajo u shfaq duke pirë duhan – një imazh që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa fansa e konsideruan pamjen si një stil të guximshëm editorial, ndërsa të tjerë e kritikuan për promovimin e duhanit.

Pavarësisht komenteve të ndryshme, Kylie vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në botën e modës dhe showbizit, duke dominuar shpesh titujt e mediave me paraqitjet e saj të guximshme dhe projektet e reja në industrinë e bukurisë.

Të ngajshme

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj

“Jam me pasoja…”/Ledion Liço “injoron” totalisht Sarën në komentin që ajo i bëri (Foto)

Rrezarta Ramaj

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj