Telenews

Lagja Kalabria e Prishtinës mbetet pa ngrohje për shkak të një averie

Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje.

Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj. Ai shtoi se deri në krijimin e kushteve teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje.

“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje!

Në orët e pasdites, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjes Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë përpjekje të mëdha që të sanohet.

Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Të ngajshme

“Kam ndenja për të…”, a janë rikthyer Livia dhe Mevlani?

Erzana Fazliu

Termokos njofton se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje

Erzana Fazliu

Cilat janë sëmundjet që paralajmërojnë dhimbjet e shpinës?

Erzana Fazliu