Telenews

PDK-ja me ftesë për partitë: Nesër në orën 11:00 në kuvend

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë thirrje publike ndaj kryesuesit Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mundësojnë vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se VV-ja po e pengon konstituimin e kuvendit përmes kryesuesit, duke mos thirrur seancën, për të cilën ai thotë se është obligim ligjor.

“Kemi bërë kërkesë zyrtare sot që ai ta ushtrojë detyrën e vet, ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën dhe ta thërrasë seancën”, tha deputeti në një konferencë për media.

Sipas Tahirit, kërkesa e tyre është që seanca të thirret çdo 48 orë, në mënyrë që kuvendi të jetë funksional. Ai bëri të ditur se subjektet politike janë ftuar që nesër në orën 11:00 të jenë të pranishme në seancë.

“Aleanca është përgjigjur pozitivisht, presim që edhe të tjerat të përgjigjen pozitivisht që të jemi në seancë dhe ta konstituojmë”.

Tahiri paralajmëroi se reagimi i PDK-së do të intensifikohet nëse, siç tha ai, vazhdon pengimi i funksionalizimit të Kuvendit.

“Reagimi do të rritet vazhdimisht, sepse pushtetin autoritar nuk e lejon askush”.

Deputeti i PDK-së e cilësoi situatën si cenim të rendit kushtetues, duke theksuar se mosfunksionalizimi i kuvendit po e dëmton funksionimin institucional të vendit.

Të ngajshme

“As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin

Yllka Gashi

Arrestohet një person në Jabllanicë të Pejës, shtiu me armë gjatë një ahengu

Yllka Gashi

Vazhdojnë kolonat, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Yllka Gashi