Telenews

Lajçak ligjëron në Firencë për dialogun Kosovë-Serbi

lajcak-ligjeron-ne-firence-per-dialogun-kosove-serbi

Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka shkruar në “X”, të enjten se së shpejti do ta ketë edhe një tjetër diskutim në “European University Institute”.

“Është mirë që jam kthyer në Firence për një ligjëratë mbi Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në pritje së shpejti të një diskutimi tjetër me European University Institute, studentë të qeverisjes transnacionale”, ka shkruar ai.

Lajçak e përfundoi mandatin si emisar i BE-së, gjatë mandatit të tij u arrit një marrëveshje e Bruksel, por edhe aneksi i Ohrit – ndonëse pa nënshkrim.

Kosova ka akuzuar Serbinë që nuk po e zbaton marrëveshjen, ndërkaq Serbia ka akuzuar Kosovën që nuk po e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të ngajshme

Vetaksident në Ranillug, vdes një grua

Erzana Fazliu

Një skuadër, një shpirt, një komb – Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja

Erzana Fazliu

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj