Telenews

Provokim i ri për të mos reaguar – kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin dhe stoicizmin e banorëve.

Këtë herë, ata janë detyruar të qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë, kur në shtëpi u fut ish-banorja e njohur Livia Brunga.

Livia, e cila deri para pak javësh kishte bashkëjetuar me banorët, bëri një surprizë për ta. Ajo hyri në shtëpi në mëngjes dhe shkoi t’i zgjonte banorët, duke krijuar një moment tensioni dhe emocioni, pasi ata duhej të mos shprehnin asnjë reagim, pavarësisht se sa e papritur ishte kjo vizitë.

Banorët e shtëpisë, të angazhuar në sfidën e mosreagimit, ia dolën të qëndrojnë të qetë dhe të kontrolluar, përveç Rozanës, e cila nuk mundi ta fshehë emocionin.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj