Telenews

Lajm i keq për qytetarët e Kosovës nga Trusti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), përkatësisht Kryesuesin e Bordit Drejtues, Ruzhdi Morina, dhe Drejtorin Menaxhues, Adrian Zalli.
Temë kryesore e takimit ishte informimi i drejtuesve të BQK-së me gjendjen e aktuale të investimeve të FKPK-së në tregjet financiare pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
Morina njoftoi se pas vitit 2021, kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11%, në këtë fillim vit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4%.
Duke qenë se indekset kryesore në tregjet financiare aktualisht kanë shënuar rënie prej 15% deri në 20%, rënia prej 4% në investimet e FKPK-së mund të konsiderohet mjaft e përmbajtur. Kjo kryesisht si rezultat i masave mbrojtëse që Bordi Drejtues i ka marrë gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti.
Gjithashtu, Morina deklaroi që kjo rënie edhe pse negative, në periudhën afatshkurtër nuk e dëmton qëllimin afatgjatë të FKPK-së, siç dëshmohet me të gjithë treguesit e performancës së FKPK-së mbi tre muaj, që janë në terren pozitiv.
Po ashtu, me këtë rast, Morina e njoftoi Guvernatorin Mehmeti me masën e dytë që Bordi Drejtues e ka vendosur, duke e lansuar portofolin Konservativ për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeçare e më të moshuar.
Sipas kësaj mase, mjetet e tyre do të përllogariten të investuara në Bonot e Thesarit të Republikës së Kosovës dhe asnjë kontribuues 18 muaj e më pak afër pensionimit nuk do të preket nga lëvizjet e tregjeve financiare.
Mehmeti, në anën tjetër, pasi i falënderoi për informimin, i vlerësoi përpjekjet e Bordit Drejtues të FKPK-së për masat e ndërmarra, të cilat e kanë ulur rrezikun dhe ndikimin e këtyre lëvizjeve te kontribuuesit.
Guvernatori theksoi nevojën e takimeve të rregullta mes të dyja institucioneve, në mënyrë që situata të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe që të sigurohet reagimi i duhur institucional në shërbim të mbrojtjes së interesave të kontributdhënësve

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani