Telenews

Lajmi i fundit: Inspektoriati Policor i Kosovës aksion për hetimin e zyrtarëve policorë

Inspektoriati Policor i Kosovës në orët e hershme të mëngjesit, sot në bashkëpunim edhe me Prokurorië Speciale të vendit e kanë nisur një operacion që ka të bëjë me hetimin e zyrtarëve policorë të vendit.
Operacionit të sotshëm besohet se i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

Të ngajshme

Hargreaves paralajmëron për problemet me zgjedhjet në Kosovë

Donat Hashani

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta

Donat Hashani

Shpallja e rezultateve të 28 dhjetorit në fillim të shkurtit, Elezi flet në detaje

Valjeta Turkaj