Telenews

LAJMI I FUNDIT: Plagoset një 37 vjeçar në një lokal në Prishtinë

Një person është plagosur sonte te një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës, për motive akoma të panjohura.

I plagosur ka mbetur një 37 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Mëposhtë është komunikata e plotë nga Policia:

Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës.
Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Të ngajshme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj