Telenews

Lajmi i rremë i RTK-së, Ramadani i VV-së tregon se ku qëndron brenga e PDK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po kërkohet shkarkimi i Bordit të RTK-së pas skandalit me lajmin e rremë nga një medium boshnjak ndaj Nacionales dhe Periskopit, ka trashur edhe më tej sulmin ndaj mediave duke i qëndruar pretendimeve për “financim me origjinë ruse dhe serbe”.

“Kërkesën e kanë për një lajm që ka transmetuar RTK nga një medium i huaj i cili hedh dyshime mbi financat e disa mediave në Kosovë. Që transparenca e financave të mediave përbën shqetësim këtë e ka thënë edhe Raporti i Progresit të BE-së. Dyshimet mbi financimin e mediave nuk janë ‘Fake News’ por shqetësim real”, ka thënë Ramadani.

“Në këtë kohë kur Rusia po bën luftë reale dhe hibride në Ukrainë ne nuk e kemi lluksin të jemi demokratik me financimin me origjinë ruse ose serbe. Brenga këtu e PDK-së është se pikërisht janë përmendur mediume që ua mbajnë vijën dhe ua shtyjnë politikat e tyre”, ka thënë Ramadani.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj