Lazio ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Bayern Munichut.
Ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me dominimin e plotë të gjermanëve, gjërat ndërruan në pjesën e dytë.
Në minutën e 67-të, Upamecano u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në zonë, ku u akordua penallti për Lazion.
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Immobile duke e shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 mars nga ora 21:00 në “Allianz Arena”.

