Telenews

LDK del me qëndrim për dhunën në Kuvend, kërkon përgjegjësi politike për bisedën Kusari-Radojicic

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe për ato që LDK i quan si skandalet e fundit të partisë në pushtet.

Në komunikatë për media të lëshuar nga LDK pas këtij takimi, thuhet se partia që drejton Abdixhiku dënon dhunën e ndodhur në Kuvend dhe se LDK refuzon dhunën sim jet.

Tutje thuhet se LDK konsideron që duhet fokusuar tek normalizimi i situatës në veri të vendit dhe tek luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Partia që drejton Abdixhiku pas kësaj mbledhej ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet ne të cilët shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila konfirmon vetë se ka biseduar me Milan Radojicicin.

Reagimi i Plotë:

LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.

Nga të gjitha skandalet e partisë në pushtet qytetarët janë harruar, prandaj është jetike që vëmendja e institucioneve të Kosovës të kthehet tek sfidat e tyre të përditshme.

LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi.

Të ngajshme

Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

Blearta

Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

Blearta

Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes

Blearta