Telenews

LDK feston 33 vjetorin e themelimit, Abdixhiku te varri i Rugovës: Po e ndjekim rrugën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, në 33-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik, kanë nderuar themeluesin dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ata kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova.

Abdixhiku deklaroi se Rugova ishte prijës i shqiptarëve në periudhën më të vështirë për Kosovën ndërsa LDK-ja po ndjek rrugën e tij pasi, sipas tij, projekti i Rugovës për një Kosovë në NATO dhe Bashkimin Evropian ende nuk është jetësuar.

“Po shënojmë 23 dhjetorin e vitit 1989 kur burrat e gratë më të mirë të vendit, në kohën më të vështirë të vendit, u rreshtuan prapa Rugovës dhe ndërtuan kështu programin më të madh politik shqiptar të fundshekullit të 20-të, lëvizjen për liri, pavarësi e për demokraci. Rruga e presidentit Rugova, e LDK-së, vazhdon të mbetet e njëjtë, ku projekti i nisur 33 vite më parë ende nuk është i përfunduar meqenëse Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-së dhe BE-së dhe kështu t’i jap përfundim një ëndrre të nisur 33 vite më parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sot janë bërë 33 vjet nga themelimi i LDK-së. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtua që të themelonin një parti politike.

Ky grup caktoi kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e figura të tjera të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta