Telenews

LDK-ja sot organizon tryezë për projektbuxhetin e vitit 2024

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ora 14:00 do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, të ftuar në këtë tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar Hoti ne Facebook.

Kujtojmë se kjo tryezë do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, e cila po ashtu është e hapur edhe për qytetarë.

Të ngajshme

E rëndë në Gjakovë: Një vajzë e mitur tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Donat Hashani

Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre persona

Donat Hashani

AAK-ja del kundër shpërndarjes së Kuvendit

Donat Hashani