Telenews

LeBron James ka oferta të ndryshme pas largimit me Los Angeles Lakers

E ardhmja e LeBron James vazhdon të jetë një nga temat më tëdiskutuara në NBA.

Pas ndarjes me Los Angeles Lakers, superylli amerikan ka zgjuar interesimin e disa skuadrave që synojnë ta transferojnë për sezonin e ri.

Sipas raportimeve të ESPN, Philadelphia 76ers është një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e katër herë kampionit të NBA-së.

Tyrese Maxey, Joel Embiid dhe Jaylen Brown thuhet se kanë zhvilluar biseda me James, duke u përpjekur ta bindin që t’i bashkohet projektit të skuadrës nga Filadelfia.

Përveç 76ers, në garë për nënshkrimin e LeBron James përmenden edhe disa skuadra të tjera nga NBA.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim zyrtar nga veterani amerikan. Raportohet se ai po shqyrton me kujdes të gjitha opsionet përpara se të vendosë për destinacionin e radhës në karrierën e tij.

LeBron James befasi me vendimin e tij javë më parë, ku njoftoi largimin nga La Lakers pas shtatë sezoneve.

Të ngajshme

Vlahovic humb durimin, largohet nga ëndrra e Barcelonës – arrin marrëveshje me Besiktasin –

KushtrimGuraj

Kurti i kërkon senatores amerikane që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë –

KushtrimGuraj

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi