Telenews

Lejoi qytetarin të kalonte me fishek, arrestohet zyrtari i Aeroportit të Prishtinës

Është arrestuar zyrtari i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili ishte me detyrë në kontrollin e X-Rej, pasi sipas policisë, ai dyshohet se ka lejuar një qytetar të kalojë me një fishek 9 milimetërsh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten e 10 korrikut, rreth orës 10:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i ANP-së (me detyrë në kontrollin X-Rej) pasi që ka lejuar një qytetar të kalojë me një fishek 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë

KushtrimGuraj

Si u shpërndanë nga qeveria në detyrë afro 5 milionë euro për OJQ’të

KushtrimGuraj

AUV u bën thirrje fermerëve: Respektoni masat për të ndalur përhapjen e murtajës

KushtrimGuraj