Telenews

Lekaj nuk kursehet me fjalët ndaj Kurtit: Është kupola e krimit (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kupola e korrupsionit në energji.

Duke përmendur mesazhet e publikuara për keqpërdorimet në këtë sektor, Lekaj u shpreh se Kurti është kupola e krimit.

“Kupola e korrupsionit në energji është vetë z.Kurti. Kanë dalur mesazhet, kanë dalur me Dejona Mihalin, me Nagipin, me Martinin, me të gjithë. Kupola e krimit është Albin Kurti, sepse nuk do të mund të vepronte dikush pa Kurtin”, tha ai.

Lekaj në emisionin “DPT te Fidani” tutje u shpreh se një kryeministër që nuk i përgjigjet Prokurorisë dhe Gjyqësisë, sipas tij, duhet të jap dorëheqje.

“Nëse një kryeministër kudo në botë nuk i përgjigjet institucioneve të pavarura, Prokurorisë dhe Gjyqësisë, ai duhet të jap dorëheqje, ai duhet të shkojë në shtëpi”, tha Pal Lekaj.

 

Të ngajshme

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Yllka Gashi

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt –

KushtrimGuraj

Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

KushtrimGuraj