Telenews

Leonora Jakupi reagon pas ofendimit që Vedati ia bëri Xhulit në darkën e të nominuarve

Modelja Xhuli Nura dhe aktori Vedat Bajrami kanë pasur një debat të ashpër së fundmi me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Kosova.

Ata kanë debatuar rreth deklaratave të Xhulit, e cila kishte thënë në spektakël se Vedatit duhet t’i vijë turp dhe jo të krenohet me faktin se ka qenë refugjat në kohën e luftës në Kosovë, në vend që të luftonte.

Ndërkohë Vedati nuk është duruar dhe në një moment e ka ofenduar duke i thënë “komandante e Dubait”, duke iu referuar stilit të saj të jetës.

Lidhur me këtë ofendim ka reaguar këngëtarja e njohur me origjinë nga Drenica, Leonora Jakupi.

Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëvendases së saj në InstaStory, duke shkruar: “Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme”.

Xhuli përndryshe ka treguar se ka një simpati shumë të veçantë për Leonorën dhe këtë e dëshmoi mbrëmjen e 17 shkurtit kur Jakupi ishte e ftuar për të interpretuar live në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj