Telenews

Lewandowski paraqitet në stërvitje të Bayerni, insiston në transferimin te Barcelona

Robert Lewandowksi është paraqitur në ambientet e Bayern Munichut për të realizuar stërvitjen e parë për ndeshjet para-sezonale.

Sulmuesi polak tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Bavarezët dhe e dëshiron kalimin te Barcelona.

Por, kampioni i Bundesligës ka rezistuar deri më tani largimin e tij, ndërsa lojtari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Mirëpo, sipas mediave në Gjermani dhe Spanjë, Bayerni është i gatshëm ta lejojë tani largimin e tij.

Gjiganti katalunas duhet të paguajë 50 milionë euro plus bonuset për të transferuar Lewandowskin, e që marrëveshja pritet të arrihet në këtë javë.

Dëshira e madhe e polakut për të kaluar në “Camp Nou” do ta lehtësojë operacionin që të kryhet sa më shpejtë, ndërsa Bayerni thuhet se është i interesuar në Harry Kanen, Cristiano Ronaldon apo Joao Felixin që ta marrë në “Allianz Arena”

Të ngajshme

Salah me lot në sy, përshëndetet me tifozët në “Anfield”

Rrezarta Ramaj

De Jong i jep fund spekulimeve: Do të qëndroj te Barça, kjo është e sigurt

KushtrimGuraj

Mbappé barazon rekordin e Ronaldos te Real Madridi me 86 gola në dy sezone

KushtrimGuraj