Telenews

LIDERËT BOTËRORË NDEROJNË MADELEINE ALBRIGHTIN

Liderë botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, nderojnë sot ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Të udhëhequr nga presidenti amerikan Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1.400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.
Në ceremoninë përkujtimore, Biden, Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pritet të mbajnë fjalime, ndërsa sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, dhe paraardhësit e tij, Condoleezza Rice dhe John Kerry, do të jenë të pranishëm.
Zyrtarët e tjerë të lartë, që pritet të jenë të pranishëm, përfshijnë: sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s, Bill Burns, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Albright ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën e Bill Clinton në intervenimin e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviq në vitin 1999.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani

Nesër shënohet 30 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

Donat Hashani