Telenews

Liderët e BE-së mblidhen edhe sot, Borrell: Do t’i njoftoj për zhvillimet në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se sot në ditën e dytë të takimi të Këshillit të Bashkimit Evropian do të diskutohet për situatën dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

Borell ka thënë se sot ai do të informoj liderët e shteteve të BE-së për ngjarjet e fundit lidhur me veriun.

“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, ka thënë Borell.

 

Edhe sot në Bruksel është duke vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash temë për diskutim janë edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës së djeshme pak para nisjes së këtij Samiti, kryeministri Kurti paraqiti në Prishtinë një plan 8-pikësh për “shtensionimin e situatës në veri të vendit”.

Kurti tha se “Kosova është e gatshme të hedhë hapa drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës”, duke theksuar nevojën për ndërmarrje të veprimeve urgjente drejt këtij qëllimi.

Kurti, nëpërmjet një videomesazhi të publikuar të enjten në gjuhën angleze, ka bërë të ditur se të tetë hapat e prezantuar i janë propozuar edhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë takimeve të fundit në Bruksel.

Po dje Kurti ka komentuar masat që Komisioni Evropian ia ka paraqitur PE-së ndaj Kosovls, duke thënë se  Kosova nuk është e hidhëruar dhe se e përbën aleatin dhe partnerin më të qëndrueshëm të vlerave evropiane në rajon. /Reporteri.net/

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj