Telenews

LIGA UNIKE TREGON LOKACIONIN SE KU DO E MBAJË ”FINAL FOUR”-IN, KU PRITET TË LUAJË EDHE SIGAL PRISHTINA

Liga Ballkanike ka njoftuar çaste më parë se janë përcaktuar datat, por edhe lokacioni i zhvillimit të ”Final Four”-it për këtë edicion.

Këtë vit qyteti i Nahariyas nga Izraeli do të organizojë eventin e 14-të dhe final – ”Final Four 2022” me klubin e BC Ironi Rain Nahariya si klub nikoqir.
Ky Final Four do të zhvillohet me datat 29 prill – 1 maj 2022, gjysmëfinalet me datë 29, derisa finalja e madhe dhe ndeshja për vendin e tretë luhen me 1 maj.
Të kujtojmë se një vend në këtë event po synon ta zë edhe skuadra jonë kosovare, Sigal Prishtina që ka mposhtur Ballkan Botevgradin në ndeshjen e parë 85-83. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Trepçën e pret top-ndeshje në Gjermani, Bashkimi luan në Turqi

Rrezarta Ramaj

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappes-ë në Ligën e Kampionëve

Rrezarta Ramaj

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës –

KushtrimGuraj