Telenews

Ligue 1 me super postim për Edon Zhegrovën pas paraqitjes spektakolare, “Diamanti kosovar”

Edon Zhegrova ka bërë paraqitjen e tij më të mirë në Ligue 1 që nga transferimi te skuadra e tij Lille.

Sulmuesi kosovar është futur në lojë në minutën e 82-të, pranë rezultatit 1-1 mes Lille dhe Lorient.

Zhegrova shënoi dy gola spektakolar në tre minutat e fundit të ndeshjes duke dhuruar një nga shfaqjet më të mira në karrierën e tij.

24-vjeçari ka marrë lëvdata të shumta pas paraqitjes fantastike ndaj Lorient, derisa sot faqja zyrtare e Ligue 1 në Twitter i ka kushtuar një shkrim të bukur.

“Super zëvendësimi nga diamanti kosovar”, ka shkruar faqja e Ligue 1, duke i bashkangjitur edhe videon e dy golave nga Zhegrova.

Prishtinasi pas ndeshjes ishte ftuar nga tifozët e Lille duke u ngjitur në tribunat e stadiumit për të festuar fitoren dhe golat.

Reklama

 

 

Me dy golat e të dielës pasdite, Zhegrova shkon në kuotën e tre golave dhe katër asistimeve në elitën e futbollit francez.

 

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj