Telenews

Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun: Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës së 34-të ka konfirmuar se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Limaj në një deklaratë para gazetarëve e ka cilësuar si jashtëzakonisht të mirë takimin me Abdixhikun.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, i kemi biseduar të gjitha temat… kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë… Kemi biseduar për të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, që i kemi përgjegjësi… zhvillimet politike, ekonomike, rajonale…angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry… ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë…”, tha ai.

Të ngajshme

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal –

KushtrimGuraj