Telenews

Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me draft-statutin e propozuar të Asociacionit, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

Limaj tha se Rama ka gabuar që së pari nuk i ka njoftuar apo konsultuar krerët shtetëror të Kosovës.

“Rama nuk është dashtë ta bëjë dërgimin e draftit në ato adresa pa u konsultuar me shtetin e Kosovës. Për shkak të marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, është dashtë t’i njoftojë krerët shtetëror. Ka mundësi që nuk e kishin dëgju… Rama është dashtë ta njoftojë, nëse i mbyllet dera, por ta bëjë gjestin veprimin për propozimin, pastaj me drejtu në adresat e shteteve të fuqishme. Mungesa e këtij hapi, mendoj ka qenë veprim jo i duhur. Kosova nuk është Albin Kurti, Kosova e ka zotin e shtëpisë, duhet të konsultohet me të”, ka thënë ai.Reklama

Limaj theksoi se kryeministri Rama, nuk do duhej të kontribuojë në tensionimin e raporteve Kosovë – Shqipëri.

Tutje ai e ka akuzuar pozitën dhe opozitën në Kosovë, se nuk “po e kuptojnë se në çfarë situate është vendi”.

Të ngajshme

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Rrezarta Ramaj

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Rrezarta Ramaj