Telenews

LIMAJ TREGON SE KISHTE PLAN PËR VRASJEN E TIJ DHE TË REXHEP SELIMIT

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka rëfyer se ish-kreu i shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiqi, i kishte treguar në Hagë se shërbimi sekret serb ka pasur plane për ta vrarë.
Limaj ka thënë se shërbimi sekret serb nuk ka vrarë shqiptarë vetëm në vitet 70-ta, apo 8o-ta të shekullit të kaluar.
“Shërbimi sekret ka vrarë edhe në 98-ën dhe në 99-ën. Përgatitjet për vrasje nga shërbimi sekret serb kanë qenë për krejt nga ne. Rexhep Selimi dhe unë kemi pas prita nga shërbimi serb. Ma ka thanë Stanishiqi në Hagë, por fatmirësisht nuk kemi shku ku na kanë pritur”, tha Limaj në Kanal10.

Limaj ka treguar edhe se kur janë planifikuar vrasja e tij dhe Rexhep Selimit nga shërbimi sekret serb.
“Ai ka folur me shtëpia, me rrugë, po flas për 31 janar 1997 në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti… Unë kam udhëtu nga Prishtina në drejtim të vendlindjes në takim në një bazë, dhe aty është planifikuar likuidimi, vrasja ime, por fatmirësisht s’kam shkuar asaj rruge”, shtoi tutje Limaj.
Limaj ka thënë se ka qëndruar dy vjet e gjysmë me ish kreun e shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiqin në Hagë.

Të ngajshme

Zemaj thotë se LDK është “absolutisht” e gatshme për zgjedhje

KushtrimGuraj

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

KushtrimGuraj

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj