Telenews

Lionel Messi i gatshëm për Botërorin, nuk ka më dyshime për lëndime

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Julian Alvarez kanë kaluar me sukses ekzaminimet e fundit dhe janë plotësisht të gatshëm për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Sipas Scaloni-t, tre lojtarët kryesorë të skuadrës janë rikuperuar në kohë dhe do të jenë në dispozicion për përballjen e parë të Argjentinës ndaj Algjerisë  që do të zhvillohet më 17 qershor, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur në konferencë ër media , selektori argjentinas vuri theks të veçantë te kapiteni Lionel Messi, të cilin e cilësoi si figurë “monumentale” për kombëtaren, në prag të sfidës së Grupit J ndaj Algjerisë.

Argjentina pritet ta nisë rrugëtimin në Botëror me synime të larta, ndërsa rikthimi në formë i yjeve kryesorë konsiderohet një lajm shumë i rëndësishëm për ambiciet e saj në turne.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj