Telenews

Liria rikthehet në Superligë pas 4 vjetësh, mposht Ferizajn në ndeshjen e barazhit

Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.

Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.

Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.

Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0.

Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë.

Të ngajshme

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj

Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi