Telenews

LIROHET KOSOVARI QË ISHTE ARRESTUAR NGA POLICIA SERBE

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.
“Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa u lirua!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ministria e punëve të Jashtme e Kosovës, nuk ka arritur ende të kuptoj arsyet e arrestimit të Beqirajt.
Në anën tjetër edhe avokati i tij, Arianit Koci ka thënë dje se as familja e Beqirajt, e as MPJ, nuk kanë asnjë informatë për arsyet e arrestimit.
“Familja e Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit. MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd”, ka bërë të ditur ai.
 

Të ngajshme

William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Erzana Fazliu

një nga krimet më të rënda në Kosovë, kundër popullsisë civile shqiptare te kryer nga forcat policore dhe ushtarake paramilitare serbe, e ndodhur më 15 janar 1999.

Valjeta Turkaj

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

Erzana Fazliu