Telenews

Lista e Armend Mujës për arrestime në Veri – Srpska përgjigjet ashpër

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar një listë me emrat e “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, duke kërkuar arrestimin e tyre. Në listën që Muja e ka publikuar në Facebook, përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Millosh Perovic, Nenad Gjuriq dhe Stevan Paviceviq.

Për këtë ka reafuar Lista Srpska, e cila thotë se kjo është një listë “për të persekutuar serbët”.

“Urrejtja e Albin Kurtit për çdo gjë serbe shkon deri aty sa publikon një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat.  Kështu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Armend Muja, ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova, të cilën Kurti dhe ministrja e tij Sveçla me këmbëngulje përpiqen ta fshehin”.

Lista Srpska shkon më tej me pretendimin se me publikimin e kësaj liste nga Muja, po iu “rrezikohet drejtpërdrejt” jeta e serbëve të Kosovës.

“Pavarësisht përsëritjes së vazhdueshme të deklaratave të rreme dhe fshehjes së qëllimeve reale të Albin Kurtit, për të dëbuar serbët nga Kosova, detajet e atij plani zbulohen çdo ditë”.

“Kurtit nuk i mjaftoi kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj pa asnjë provë, por shkoi një hap më tej dhe djali i presidentit Vuçiq, Danilo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestër e regjimit të Kurtit”.

Si zakonisht, Lista Srpska tentoi t’i përfshijë ndërkombëtarët në këtë çështje dhe u mundua që të arsyetojë vendosjen e barrikadave.

“Prandaj i bëjmë thirrje opinionit ndërkombëtar që urgjentisht dhe publikisht ta dënojë këtë persekutim të serbëve. Deklarata të tilla justifikojnë më drejtpërdrejt ekzistencën e barrikadave dhe qëndresën paqësore të popullit serb, i cili nuk pajtohet me lakun rreth qafës që Kurti ka menduar për ta”.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta