Telenews

Liverpooli gati ofertën prej 100 milionë eurosh për yllin e Interit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot kërkon të përforcojë mbrojtjen pas disa mungesave të rëndësishme dhe problemeve në prapavijë.

Bastoni, 26 vjeç, shihet si zgjedhja ideale falë përvojës së tij me Interin dhe Kombëtaren e Italisë, si dhe aftësive për të ndërtuar lojën nga mbrapa.

Interi duhet të vendosë nëse do ta mbajë mbrojtësin apo do të pranojë ofertën e madhe nga Anglia, pasi disa klube të tjera evropiane janë gjithashtu të interesuara për të.

Nëse transferimi realizohet, Bastoni do të ishte një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Liverpoolit dhe një shtyllë e re në mbrojtjen e klubit nga Anfield.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj