Telenews

LIVERPOOLI MPOSHT ARSENALIN DHE I AFROHET MAN CITYT NË VETËM 1 PIKË

Liverpool ka shënuar fitore komode në udhëtim te Arsenal, në kryederbin e xhiros së 27-të në Premierligë.
“Reds” triumfuan me rezultat 0:2 midis “Emirates”.
Qysh nga minuta e parë, të dy skuadrat provuan të gjenin golin duke krijuar aksione të shpejta, ose provonin të përfitonin nga kundëraksionet.
Por, në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizoi aksionet, kësisoj shkuan në pushim me rezultat 0:0.
Liverpool gjeti golin përmes Sadio Mane, por që pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Diogo Jota që shënoi një gol të bukur pas një asistimi të Thiagos për t’i dhënë epërsinë “Reds” (55′).
Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë, i inkuadruari Roberto Firmino realizoi nga afërsia pas një asistimi të Robertson (62′).
Me këtë fitore, Liverpool grumbullon 69 pikë, vetëm një më pak se Man City, derisa Arsenal mbetet në top katër me 51 pikë.

Të ngajshme

Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore –

KushtrimGuraj

Alarm te Juventusi, Zhegrova do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore nesër

Rrezarta Ramaj

Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Irlanda vs Kosova

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…