Telenews

Llapi dëshpëron në udhëtim te Gjilani

 

 

Gjilani dhe Llapi kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste nga të dy ekipet, golat nuk kishte.

Hamdi Namani i Llapit ishte dy herë në pozitë ideale, por gjuajtjet e tij nuk e qëlluan cakun.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani arriti të kalojë në epërsi me golin e shënuar nga Senad Jarovic që në minutën e 46-të për 1-0.

Por për më pak se dhjetë minuta, Llapi arriti të barazojë me të zakonshmin, Muhamet Hyseni, që shënoi në minutën e 55-të për 1-1.

Llapi mbeti me dhjetë veta në fushë në minutën e 90-të, por nëntë minutat e kohës shtesë nuk dhanë gola të tjerë.

Pas barazimit, Llapi mbetet i dyti me 65 pikë, por tani katër më pak se sa Ballkani që është lider. Gjilani me 36 pikë mbetet në vendin e tetë me 36 pikë.

Të ngajshme

Belgin Jashari merr mbështetje të madhe nga të gjithë, ia dhuruan një palë atlete të reja

Donat Hashani

Sot dy ndeshje shumë interesante nga Superliga e Kosovës në Futboll

Donat Hashani

Basketboll / Sonte gjysmëfinalja e tretë mes Trepçës dhe Prishtinës

Donat Hashani