Telenews

Los Angelos – Dy të vrarë dhe shtatë të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Los Angelos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Park ku po mbahej një ekspozitë e makinave.

Sipas raportimeve disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Peck Park ndodhet rreth 32 kilometra në jug të qendrës së Los Angelos-it në California, shkruan CNN.

Ky nuk është rasti i vetëm i të shtënave që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kohëve të fundit ka pasur disa raste të të shtënave me armë zjarri, si në Highland Park , Illinois, Uvalde , Teksas dhe Buffalo , New York, e ku ka pasur edhe viktima.

Këto raste kanë nxitur një debat të ashpër në SHBA dhe nevojën për legjislacion të ri për kontrollin e armëve.

Të ngajshme

Dënimi i Pal Lekajt/ Reagon Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e barte në çantën e krahut

Rrezarta Ramaj

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për liri”, Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit

Rrezarta Ramaj