Telenews

Luana Vjollca flet për herë të parë për dorëheqjen nga Top Channel

Mbrëmja e djeshme ka patur shumë surpriza ashtu si çdo e dielë tjetër me “Zemër Luana”. Ndonëse ka realizuar menjëherë një sezon të suksesshëm tashmë në shtëpinë mediatike Klan, Luana nuk u ka shpëtuar as pyetjeve të sikletshme për dorëheqjen që ka dhënë kohë më parë nga televizioni Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, ka provuar për herë të parë
sfidën ‘Në gojë të Luanit’ ose ndryshe ‘xhunglën’ e këtij programi, ku u është përgjigjur pyetjeve të forta, një ndër to pyetje ka qenë:

Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por levizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për tu larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! Përgjigju me valle ose lahu në halle!

Madje kjo pyetje ka qenë edhe një nga pengjet e kapitenit të luanëve të verdhë, Olsi Bylyku, ndonse Luana sërish nuk ka dhënë një përgjigje por zgjodhi të bëhet pis nga goja e Luanit i cili I ka dhënë kokrra kafeje.

Ama diçka që u zbulua është fakti se ndonëse është përfolur për largim, në të vërtetë, Luana Vjollca ka zbuluar për herë të parë se ka dhënë dorëheqjen.

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj