Telenews

Luiz Ejlli thyen rekorde me këngën e fundit

Fituesi i “Big Brother VIP” 2, Luiz Ejlli, tashmë po përballet me një tjetër sukses me këngën më të fundit “Përjetësisht”, e cila theu rekorde sapo u publikua.

Kjo këngë zë një pozicion të rëndësishëm edhe në renditjen që është bërë për trendet muzikore në të gjithë botën, ku ka arritur të rrëmbejë vendin e 13-të.

Këngëtari më i përfolur i momentit është në një listë me disa nga artistët më të famshëm në të gjithë botën. Sipas renditjes kënga është rritur me 16 vende, falë shikueshmërisë së lartë që ka pasur.

Ka kaluar vetëm një ditë dhe tashmë “Përjetësisht” numëron mbi 1.7 milionë klikime në YouTube.

Kënga e Luizit ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të ngajshme

Benita e “godet” fort të dashurin këngëtar që e ka lënë jashtë, tregon për burrat që i pëlqejnë dhe s’është ai

KushtrimGuraj

Xheneta trazon menjëherë ujërat në shtëpi: Keni thyer rekord për mospastërti

KushtrimGuraj

Shkurta e merr veten mirë pas daljes nga Big Brotheri, rregullohet e bëhet si llokum, paska me e gjet një burrë të mirë

KushtrimGuraj