Producentja e ‘Big Brother VIP Albania’, Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj kritikave të kolegëve dhe publikut mbi spektaklin e njohur.
Ajo ka shpërndarë një video të Luiz Ejllit, i cili thotë se është meritë e ‘Top Channel’ dhe stafit që ata janë aty dhe për përmasat që ka marrë formati.
Videon, Lori e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë. Ajo shkruan se ka ndjerë presion të madh nga audienca dhe kolegët, që e cilëson si të vështirë për t’u “përtypur”.
Hoxha shton më tej se njerëzit që punojnë për këtë produksion kanë një moto: “Ul kokën dhe puno” duke sqaruar se nuk përbaltin punën e askujt.
Reagimi i plotë i Lori Hoxhës: Big Brother Vip është një nga produksionet më të bukura por dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të tërë mund ta kuptojë.


