Situata në Big Brother është duke shkuar e të bëhet më agresive.
Kjo pasi banorët janë duke mbajtur çdo herë e më shumë inati në mes veti dhe të ndarë në grupe.
Së fundi Luizi në një bisedë më banorët është shprehur se tre banorë brenda shtëpisë nuk do t’i nominonte kurrë.

“Unë kam tre emra që janë tabu, që nuk i nominoj kurrë. Tabu i kam këto tre emra. Një që dihet publikisht është Nita Latifi që unë nuk e përmend kurrë, në asnjë lloj nominimi. Ja kam thënë në sy”, tha ai.
Luizi nuk i tha emrat e tjerë por mendohet të jenë Kiara dhe Valbona.

