Telenews

Lumbardh Dellova i bashkohet Kombëtares së Kosovës

FFK njofton për një ndryshim në listën e selektorit Alain Giresse, për ndeshjet e marsit.
Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.
Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.

Të ngajshme

Bisedimet kanë nisur, Mauro Icardi në janar rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj

“Kam ende ankthe, nuk e dini çfarë më bën” – nutricionistja e njohur padit Real Madridin pasi kaloi nëpër ferr

KushtrimGuraj

Mastantuono shqyrton huazimin për gjashtë muaj nga Real Madridi

KushtrimGuraj