Telenews

Lushtaku i reagon Pecit pasi e quajti “kriminal” incidentin në Skenderaj: Kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave tuaja korruptive

Mergim Lushtaku nga PDK-ja i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi e quajti akt qyqar dhe kriminal incidentin në Skenderaj në mes kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, kryetarit të degë së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Lushtaku kërkoi përgjegjësi për siç ka thënë ai aferat korruptive të Faton Pecit.

AI tha se kush po e pengon drejtëisnë në rastin e Pecit, Dejona Mihali apo Donika Gërvalla.

“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët. Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht. Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato. Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Peci? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngajshme

Kosova dhe Shqipëria pritet të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare për Gazën –

KushtrimGuraj

Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës –

KushtrimGuraj

Ngjarje tragjike në Gjakovë: Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij –

KushtrimGuraj